Nga Orest Berberi*
Mirëmbrëma të gjithëve! Sot në këtë fjalë dua t’i drejtohem qytetarëve të Durrësit. Unë jam Oresti Berberi, studenti i vitit të parë në drejtësi në Universitetin Aleksandër Moisiu. Jam një i ri i këtij qyteti, i rritur në rrugët e tij, me të njëjtat vështirësi, me të njëjtat sfida dhe me të njëjtin zhgënjim që ndan çdo durrsak i ndershëm. Sot nuk flas as si servil dhe as i interesuar për poste. Flas si student, si djalë i Durrësit, si dikush që jeton çdo ditë pasojat e neglizhencës së pushtetit dhe përgjegjësisë. Studentët nuk kërkojnë luks, kërkojnë kushte minimale dhe dinjitoze.
Në Durrës studentët përballen me një realitet që nuk i ngjan aspak me atë që na shitet nëpër ekrane. Transport publik i degraduar, autobus të tejmbushur, vonesa të përditshme, zero kushte dinjitoze, e ndërsa karta e studentit, një copë e cila vlen pothuajse asgjë. Dhe ndërsa ne përpiqemi të shkojmë në auditore, zyrtarët që duhet të zgjidhin problemet tona mendojnë vetëm për xhepat dhe barkun e tyre. Durrësin, Dubai i dytë i shitur nëpër ekrane, na thonë se është një qytet europian dhe që do të jetë porti dhe ja marina më e madhe në Ballkan. Na thonë se do të jetë një qytet madhështor. E ndërsa pas çdo shiu, edhe atij më të voglit, ujërat e bardha me të zezat përfshihen, bashkohen dhe kundërmon era e kalbësirës. Korrupsioni i sistemit të ujësjellësit dhe mungesa e investimeve kanë bërë që bashkëqytetarët e këtij qyteti të vuajnë dhe të lagen çdo ditë deri në gju nga përmbytjet.
E ndërkohë që durrsakët vuan për ujë të pijshëm, drejtuesit paguhen për t’i shërbyer qytetarëve, merren me klientelizëm, me favore, me përfitime, ndërsa investimet mungojnë. Projektet janë fiktive. E gjitha funksionon si një mekanizëm klientelizmi, ku qytetari mbetet viktima e përheshme. Dhe problemi më i madh, vjedhja e pronave në dritë me diell. Pas çdo vështirësie, pas çdo vjedhje galopante dhe pas çdo vuajtje të durrsakëve, duhet t’i vidhet prona për projekte të ashtuquajtura funksionale. Familje të tëra janë zgjuar duke parë se toka e tyre, shtëpitë e tyre, investimi i tyre, prona e trashëguar brez pas brezi, është shkelur, ndryshuar pa konsultim, pa u dëgjuar, pa ju marrë asnjë mendim dhe duke jua vjedhur për t’jua shitur interesave klienteliste. Pra ky është Durrësi.
Ky është Durrësi që ndryshe shitet në ekrane dhe ndryshe është në realitet. Kjo nuk është vetëm padrejtësi. Kjo është dhimbje, kjo është goditje ndaj dinjitetit të qytetarëve, është grabitje e të ardhmes së brezave të ardhshëm. Një sistem që ka provuar dhe ka qenë rezultat i vjedhjeve galopante të socialistëve në 34 vite. Sot, edhe pse Vangjush Dako është nën akuzë, politika e tij vazhdon ndërmjet pasardhëses nga kryetarja marionetë Emirjana Sako dhe kukulla e Edi Ramës. Dhe të gjithë durrsakët e ndershëm, ky qytet po përdoret dhe nuk po zhvillohet.
Po vidhet në mënyrën më të keqe të mundshme. E ndërkohë që qytetarët vuajnë, e ndërkohë që qytetarët shikojnë se e ardhma e tyre shkelet, se prona vidhet, se qyteti shkatërrohet dhe çdo gjë tjetër merr rrjedhë, jo për të jetuar, por për t’u shkatërruar. Sot të rinjtë e atij qyteti, të rinjtë e Durrësit dhe të rinjtë e gjithë Shqipërisë kanë frikë. Kanë frikë të dalin e të flasin, të bërtasin dhe të thonë atë që duan, të besojnë dhe t’jua transmetojnë të gjithëve.
Nëpër Evropë, nëpër botë, kudo kanë treguar se gjenerata e re, gjenerata e të rinjve ka përmbysur regjime dhe këtu ka ardhur momenti që të rinjtë të rrëzojnë regjime, të rrëzojnë maskarenj, fundrrina, plehra, legena, qelbsira, hajdutët, maskarenj dhe të gjithë ata që nuk e duan vendin. Të gjithë ata që luftojnë dhe punojnë për Belindën e Ballukut. Të gjithë ata që luftojnë dhe punojnë për Edi Ramën. Të gjithë ata janë pikërisht fatkeqësia më e madhe e këtij vendi. E ndërsa të rinjtë duhet të marrin frenat, kërkojnë mbështetjen, kërkojnë mbështetjen e çdo qytetari, e çdo shqiptari, e çdo të riu dhe çdo të reje që jeton me ndershmëri. Kjo ishte fjala ime për sot. Ju falenderoj dhe ftoj çdo shqiptar, çdo të ri, çdo të re dhe çdokënd që do të luftojë për Shqipërinë, për ta shpëtuar atë nga plehrat dhe fundrrinat dhe halet që komunizmi ka lënë poshtë e 34 vite sot e kësaj dite. Ftoj të marrë fjalën liderin historik të Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha! Sali! Berisha! Sali! Berisha! Sali! Berisha! Sali! Berisha! Sali! Berisha! Sali! Berisha! Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokratë e demokrate, opozitarë dhe opozitare.
*Fjala e mbajtur ne foltoren para kryeministrise







