Ballina Aktualitet Gardistët që mbrojnë prokurorët e SPAK trajnohen nga Shërbimi Sekret Amerikan, Ambasada:...

Gardistët që mbrojnë prokurorët e SPAK trajnohen nga Shërbimi Sekret Amerikan, Ambasada: Ata janë të guximshëm, sigurojnë zyrtarët e drejtësisë

11
0

Ambasada amerikane në Tiranë, njofton se tetë efektivë të Gardës së Republikës kanë marrë pjesë në një trajnim taktik të nivelit të lartë, nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.

“Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Gardistët e trajnuar nga shërbimi sekret amerikan mbrojnë zyrtarët e qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, përmbyllet njoftimi.