Ballina Sport Guardiola kërkon falje pas përplasjes me kameramanin

Guardiola kërkon falje pas përplasjes me kameramanin

10
0

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka kërkuar falje pas një përplasje me një kameraman, menjëherë pas humbjes 2-1 të skuadrës së tij ndaj Newcastle United në Premier League.

Guardiola është shaqur i nervozuar pas disa vendimeve gjatë ndeshjes në “St. James’ Park” dhe mllefin e ka shprehur ndaj kameramanit pranë fushës pas vërshëllimës së fundit. Humbja e fundit e ka lënë City shtatë pikë pas liderit Arsenal në Premier League.

Trajneri i njohur ka kërkuar falje të hënën para ndeshjes së në Champions League ndaj Bayer Leverkusen.

“Ndihem i turpëruar kur e shoh këtë. Nuk më pëlqen. I kërkoj falje kameramanit. Edhe pas 1000 ndeshjeve nuk jam person perfekt dhe bëj gabime. E mbroj ekipin dhe klubin tim”, ka thënë tekniku spanjoll.