Ballina Politika “Lëvizje tektonike kundër PS”, gazetari zbulon prapaskenat: Ja si po fiton terren...

“Lëvizje tektonike kundër PS”, gazetari zbulon prapaskenat: Ja si po fiton terren Berisha

42
0

Në Shqipëri po ndodh një lëvizje tektonike që po shkakton dëme në krahun e mazhorancës. Kështu u shpreh në një studio televizive gazetari Bledian Koka, sipas të cilit PD po normalizon marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Në Shqipëri po ndodh një lëvizje tektonike që po shkakton dëme në krahun e mazhorancës. Besoj që PD tashmë raportet me ndërkombëtarët sa vjen dhe i normalizon. Herën e fundit zv.ndihmëssekretari i shtetit takoi si zyrtarët e drejtësisë, qeverisë dhe ata të opozitës. SHBA në atë takim ka edhe disa mesazhe, pjesë e tyre është edhe ky aksion i PD”, tha Koka.
I pyetur për numrin e ulët të protestuesve para kryeministrisë, gazetari theksoi se protesta e opozitës është e ngjashme me atë para bashkisë kundër Erjon Veliajt.

“Ky aksion kërkon largimin e zotit Rama. A do ta arrijë këtë nuk di ta them. Kjo është ngjashme me protestën e zotit Veliaj. Ishin 46 protesta që i dhanë të drejtën opozitës. Ajo protestë ishte si pika që gdhendi gurin. Ndryshe nga protesta e Veliajt këtë herë ka vendosur një aksion tjetër i cili nuk është pompoz, por ka mesazh dhe ka qëllim”.