OKB ka publikuar shifra lidhur me vrasjet ndaj grave dhe vajzave për vitin 2024. Sipas të dhënave 50 mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024.
Rreth 50,000 gra dhe vajza u vranë ose nga partneri i tyre ose nga një i afërm i ngushtë si babai, xhaxhai, vëllai, madje edhe nëna. Me fjalë të tjera, 137 gra u vranë çdo ditë, ose një çdo dhjetë minuta.
Ky vlerësim është bazuar në një analizë të statistikave nga 117 vende dhe është më i ulët se ai i vitit 2023 me 51,100 viktima.
Femicidi vazhdon të marrë jetën e dhjetëra mijëra grave dhe vajzave në mbarë botën çdo vit, duke bërë shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat në rrezik. Numri më i lartë i viktimave të femicidit u regjistrua përsëri në Afrikë afërsisht 22,000.







