Ballina Lifestyle Princess Andre në qendër të vëmendjes me një fustan të kuq

Princess Andre në qendër të vëmendjes me një fustan të kuq

13
0

Princess Andre tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjatë të kuq.

Ajo dhe një sërë fytyrash të njohura parakaluan në tapetin e kuq të Boots The Beauty Awards në Londër, të hënën.

Influencerja 18-vjeçare u shoqërua nga njerka e saj glamuroze, Emily Andre, si edhe yjet e Love Island, Ekin-Su Culculoglu dhe Tina Stinnes, në eventin e mbajtur në City Central at the HAC, shkruan “Daily Mail”.

Gjatë mbrëmjes, Princess vuri në pah linjat e saj me një fustan pa mëngë, me jakë të lartë dhe prerje elegante në pjesën e pasme, ndërsa fundi i drapuar i shtonte veshjes një prekje glamour-i.

Flokët bionde i kishte kapur në një bisht të rregullt, ndërsa veshja e kuqe e ngushtë i kombinohej në mënyrë perfekte me vathë të mëdhenj argjendi.