Ballina Aktualitet Afera Bankers / SPAK vë në hetim TATIMET dhe zyrtarë publik

Afera Bankers / SPAK vë në hetim TATIMET dhe zyrtarë publik

21
0

Skandali i njohur si “Afera Bankers” ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara.

Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore, strukturave të pushtetit vendor dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale.

Pas kalimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit në Prokurorinë e Posaçme, dy prokuroret Anita Jella dhe Enkeleida Millonai kanë vënë në sitën e hetimit edhe veprimet e organeve tatimore që ndër vite kanë lejuar abuzimet e SPAK.

Në një përgjigje të SPAK thuhet se kjo dosje po hetohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ Weblajm