Ballina Kronika Armë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari, procedohet i mituri

Armë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari, procedohet i mituri

16
0

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar për armëmbajtje pa leje ndërsa ka proceduar penalisht një 16-vjeçar që e shoqëronte për posedim lëndësh narkotike.

Në operacionin e koduar “Blic” janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Blic”. Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin shtetasi M. K. dhe një 16-vjeçar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 16-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K. u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.