Ballina Sport Evropa merr frymë thellë, superfuqitë e kontinentit zbresin në fushë për një...

Evropa merr frymë thellë, superfuqitë e kontinentit zbresin në fushë për një raund fenomenal

22
0

Sonte, 8 supesfida të tjera, mes të cilave në Tring Sport 1, ajo më elektrizuesja, Arsenal-Bayern. Drejtpërdrejt nga “Emirates Stadium” vjen përplasja që tund Evropën. “Topçinjtë”, të guximshëm më shumë se kurrë në këtë sezon fenomenal kanë vetëm një mesazh për të përcjellë: “Tani është koha jonë”. Përballë tyre, perandoria gjermane, bavarezët që nuk njohin humbje dhe frikësojnë çdo rival.

Një tjetër superduel është ai në Tring Sport 2. Nga Madridi, “Wanda Metropolitano” shndërrohet në fushëbetejë. Të motivuar, madrilenët e Atletikos zbresin në fushë kundër Interit të etur për lavdinë evropiane. Një tjetër përballje ëndrrash vjen drejtpërdrejt nga Greqia në Tring Sport 3, ku Olympiacos hyn në një duel me krenarinë dhe pasionin që gjeneratat e kanë mbajtur gjallë, në stadiumin ku zemra udhëheq lojën, përballë “Mbretërorëve” të Real Madrid, me trofetë që peshojnë sa vetë historia.

Liga e kampionëve nuk fal, kërkon më të fortët. Ndaj, sot dhe nesër, të gjithë me sytë nga Tring Sport, nga shtëpia e kampionëve të vërtetë, për plot 18 ndeshje në 2 mbrëmje fenomenale. Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen!