Procesi i vettingut dhe kontrollit të pastërtisë së figurës për kandidatët që synojnë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar. Rezultatet përfundimtare tashmë i janë dorëzuar komisionit të posaçëm të përbërë nga kreu i SPAK-ut Altin Dumani, bashkë me anëtarët Arben Kraja dhe Behar Dibra, të cilët do të shqyrtojnë dosjet një nga një.
Në garë për postin e Drejtorit të BKH-së janë shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Komisioni pritet të analizojë rezultatet e vettingut dhe të hartojë renditjen përfundimtare, e cila do të përcaktojë edhe fazën e radhës së procesit.
Pasi të përfundojë vlerësimi, komisioni do të përzgjedhë një kandidat dhe do ta dërgojë emrin për miratim te Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që sipas procedurës ka fjalën e fundit për emërimin. Burime paraprake tregojnë se Gentjan Ndoi kryeson listën fillestare të renditjes, por komisioni ka të drejtë të zgjedhë mes tre kandidatëve të renditur më lart, përpara se të dërgojë propozimin zyrtar në KLP.







