Ballina Kosovë Kosovë/ Prodhohet droni prej druri, kanë avantazhin se ‘nuk detektohen nga radarët’

Kosovë/ Prodhohet droni prej druri, kanë avantazhin se ‘nuk detektohen nga radarët’

17
0

Kurti thekson se lajmet e fundit nga Europa tregojnë se Gjermania po ndihmon Ukrainën në prodhimin e dronëve prej druri, të cilët kanë avantazhin se “nuk detektohen nga radarët”. Ky zhvillim, sipas tij, tregon hapësira të reja që mund të shfrytëzohen edhe në vend.

Duke vlerësuar mjeshtërinë artizanale, dizajnin bashkëkohor dhe përkushtimin e kompanive vendore, kryeministri thekson se industria e drurit tashmë është një nga shtyllat kryesore të prodhimit vendor dhe një element i identitetit ndërkombëtar të Kosovës. Megjithatë, ai nënvizon se në të ardhmen kjo industri “mund të bëhet shtyllë e rëndësishme edhe e industrisë sonë të mbrojtjes”.

Sipas Kurtit, kjo perspektivë e re vjen falë kombinimit të kapaciteteve vendore, inovacionit dhe potencialit që industria e drurit ka për t’u zhvilluar edhe në fusha strategjike.

Postimi:

Edicioni i 8-të i Konventës vjetore të Industrisë së Drurit pati një veçanti. Aty u ekspozua një model i dronit të punuar prej druri – jo si orendi druri, por si potencial për industrinë e mbrojtjes. Lajmet e fundit tregojnë që Gjermania po e ndihmon Ukrainën për prodhimin e dronëve prej druri, të cilët nuk detektohen nga radarët.

Me mjeshtërinë artizanale, dizajnin bashkëkohor, përkushtimin ndaj cilësisë dhe punën e ndershme të kompanive tona vendore, industria e drurit, e cila veçse është një nga shtyllat kryesore të prodhimit vendor dhe identitetit tonë në arenën ndërkombëtare, në të ardhmen mund të bëhet shtyllë e rëndësishme edhe e industrisë sonë të mbrojtjes.