Ballina Sport Lamine Yamal e “bën rrugë”, pas Realit provokoi edhe Chelsean

Lamine Yamal e “bën rrugë”, pas Realit provokoi edhe Chelsean

16
0

Lamine Yamal po përdor gjithnjë e më shumë video motivuese në ditët e rëndësishme të ndeshjeve.Këtë herë, disa orë para se të dilte në fushë në “Stamford Bridge” për t’u përballur me Chelsean, ylli i Barcelonës ndau një video në rrjetet e tij sociale duke shfaqur momentet e tij më të mira me topin në këmbë, të shoqëruar nga një zë që dha një deklaratë të qartë qëllimi nga i diplomuari i akademisë së Barcelonës.

”Ndihem sikur po bëhem përsëri vetvetja, i ripërtërirë, i rikarikuar, i rifokusuar, pra s’ka asgjë që më pengon të jem ai që jam”.

Ky ishte mesazhi që mund të dëgjohej në një video që përfundon me imazhin e Ferran Torres duke pastruar simbolikisht këpucën e numrit 10 të Barçës në festimin e golit të valencianasit kundër Atletikos pas një asisti mjeshtëror nga Lamine Yamal.

Eshtë hera e dytë që Jamal përdor një stilt të tillë, duke nisur nga ndeshja kundër Realit në LaLiga.

Një mesazh fyes për ekipin madrilen, i cili jo vetëm që nuk i mërziti “Los Bancos”, por në të kundërt i karikoi më shumë ata, sa që pas përfundimit të ndeshjes, e cila u fitua nga Reali 2-1, ata falenderuan lojtarin e Barcelonës.

Sërish një tjetër provokim dhe pikërisht në fushën e Çelsit, fushë, ku Barcelona ka 20 vjet që nuk njeh shijen e fitores.

Më pas një këshillë nga Rafa Nadal.

“Lamin duhet të gjesh rrugën për t’u kthyer në realitet, jo të jetosh gjithmonë në një botë joreale.

Ka shumë mënyra për të arritur suksesin, por mënyra se si e toleron atë dhe jeton me të për kaq shumë vite mund të bëjë një person të ekuilibruar dhe të lumtur, ose suksesi mund të bëjë të pakënaqur sepse personi përfundon duke e konsumuar veten”, ka përfunduar Rafa.