Ballina Sport Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

10
0

Neymar mbyll përpara kohe sezonin me Santos, për shkak të një dëmtimi. 33-vjeçari humbi ndeshjen e së hënës kundër Internacional, me testet që konfirmuan se ai ka një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.

Sipas Globo Esporte nëpërmjet Mail Sport, O’Ney do të humbasë ndeshjen vendimtare të ardhshme kundër Sport dhe dy sfidat e fundit të sezonit.

Dëmtimet e shpeshta kanë kushtëzuar paraqitjet e tij, duke bërë që ai të ketë vetëm shtatë gola në të gjitha garat në vitin 2025.

Probleme të tilla të vazhdueshme fizike hedhin dyshime mbi  gjasat e tij për të luajtur për Brazilin në Botërorin 2026, pasi nuk ka luajtur për Selecao që nga tetori i vitit 2023.