Ballina Lifestyle Nga “Valle Kosovare” te “Axhamiu”, këngët hit që shënjuan karrierën e Shpat...

Nga “Valle Kosovare” te “Axhamiu”, këngët hit që shënjuan karrierën e Shpat Kasapit. Artisti nga Tetova rrëmbeu zemrat e mbarë shqiptarëve

15
0

Arti në zi! Ka ndërruar jetë në moshë të re këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Këngëtari nga Tetova, ka pas një karrierë të gjatë muzikore dhe këngë që do të lënë gjurmë në historinë artit.

Përmes zërit të tij të veçantë, Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit, si ‘Valle Kosovare’ apo dhe ‘Axhamiu’, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, “Kush të ndau prej meje”. Mësohet se Shpat Kasapi ishte në një tur muzikor në Itali, ndërsa thuhet se ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, e cila ndikoi në formimin e tij artistik. Karrierën e nisi në fillim të viteve 2000 dhe shumë shpejt u shndërrua në idhull të rinisë falë stilit modern, melodive të lehta dhe energjisë në skenë.

Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe bashkëpunoi me artistë të njohur, duke krijuar një repertor që vazhdon të mbetet i dëgjuar edhe sot.

Lajmi ka tronditur mbarë shqiptarët dhe artdashësit e tij. Këngëtari la pas një djalë 3-vjeçar.