Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve:
– Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Znj. Denada Seferi emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
– Z. Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.







