Ballina Kronika Sherri mes adoleshentëve nisi nga rrjetet sociale, i mituri i plagosur me...

Sherri mes adoleshentëve nisi nga rrjetet sociale, i mituri i plagosur me thikë në gjendje të rëndë

23
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mes gjimnazistëve në Durrës. Një i mitur është plagosur, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka humbje gjaku.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i mituri i plagosur është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”.  Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme.  Drejtoresha e shkollës shprehet se nuk mund të flasë pasi çështja është nën hetim, por sherri ka ndodhur jashtë shkollës.

Nxënësit kanë qenë në mësim një ditë më parë normalisht, sipas burimeve nga shkolla.

Të dyja palët kanë mbërritur në vendin e takimit të shoqëruar secili me nga tre deri në katër shokë. Fillimisht mes tyre ka nisur një debat me tone të ashpra dhe fyerje të ndërsjellta, por situata është përshkallëzuar shpejt. Në konflikt janë përfshirë rreth tetë gjimnazistë të ndarë në dy grupe, ku janë përdorur mjete të forta, shkopa bejsbolli dhe armë të ftohta, duke e kthyer skenën në një përleshje të rrezikshme.