Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 20-vjeçar me shtetësi rumune ka ngacmuar seksualisht dy nipërit, përkatësisht të moshës 2 dh 4 vjeç.
Ajo që është edhe më e tmerrshme është se e gjitha ndodhi në prani të mikut 40-vjeçar homoseksual të dajës, me origjinë shqiptare. Dy burrat madje i kanë filmuar aktet e tyre me dy fëmijët, të moshës vetëm dy dhe katër vjeç.
Dy autorët u arrestuan për akte seksuale ndaj fëmijëve, ndërsa raportohet se gjithçka ka ndodhur kur nëna e fëmijëve, motra e 20-vjeçarit, ia kishte lënë fëmijët për t’u kujdesur.
Mediat greke theksojnë se ndaj fëmijëve janë kryer akte të turpshme, po fatmirësisht ata nuk janë përdhunuar.
Gjithçka u zbulua kur 4-vjeçari po kryente veprime të çuditshme, për të cilat i tha nënës se i kishte kryer më parë edhe me dajën.
Nëna e fëmijës, e tmerruar nga ajo që po dëgjonte, menjëherë paraqiti një ankesë tek autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, dhe më pas u lëshua një urdhër arresti për dy burrat.
Edhe më skandaloz është fakti se dy burrat filmonin aktet e neveritshme që kryenin ndaj të miturve dhe i kishin ato të ruajtura në telefonat e tyre celularë. Në fakt, telefoni celular i 20-vjeçarit u gjet me materialin e lartpërmendur, si dhe një numër skedarësh të tjerë pornografikë që paraqisnin djem të mitur rreth moshës 5 vjeç.
Para policisë, daja i fëmijëve dyshohet se i pranoi akuzat, duke pretenduar se bëri gjithçka që bëri për të kënaqur 40-vjeçarin, ndërsa 40-vjeçari dyshohet se mohoi pjesëmarrjen e tij, duke akuzuar 20-vjeçarin dhe pritet të dalë para gjyqtarit hetues të enjten.







