Ballina Kronika U plagos nga 14-vjeçari/ Flet mjeku në Durrës: I mituri në gjendje...

U plagos nga 14-vjeçari/ Flet mjeku në Durrës: I mituri në gjendje të rëndë

27
0

Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur me thikë në Durrës. Në një prononcim për mediat Shini tha se i mituri ndodhet në reanimacion, i intubuar, dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Sipas mjekut, adoleshenti ka mbërritur në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ndërsa njëra prej tyre depërtonte drejt zemrës, duke i shkaktuar komplikime serioze.

Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.

Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.

Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet”, tha mjeku Fitim Shini.