Ballina Lifestyle Vdekja e Shpat Kasapit jehonë e madhe në mediat Italiane, ja çfarë...

Vdekja e Shpat Kasapit jehonë e madhe në mediat Italiane, ja çfarë shkruajnë për të

18
0

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku artisti ishte me gruan dhe djalin e tyre.

Lajmi tronditës ka lënë në dhimbje të thellë familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe dashur muzikën e tij ndër vite.

Vdekja e tij ka marrë vëmendjen edhe të mediave italiane, të cilat kanë shkruar për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit shqiptar.

Tgcom24: Muzikë: Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi vdes në moshën 40 vjeç | Ish-gruaja e tij: “Më ike në krahët e mi.”

Leggo: Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: “Më ike në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim.”

Corriere Adriatico: Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: “Më ike në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim.”