Ballina Sport Arne Slot tani rrezikon shkarkimin nga Liverpooli

Arne Slot tani rrezikon shkarkimin nga Liverpooli

27
0

Tensionet në Merseyside po rriten nga ndeshja në ndeshje. Liverpool ka pësuar një tjetër disfatë të rëndë, të tretën radhazi, duke vënë në qendër të kritikave trajnerin Arne Slot, i cili tani është nën presionin më të madh që nga ardhja e tij në “Anfield”.

Pas humbjeve ndaj Manchester City dhe Nottingham Forest, të kuqtë u fundosën edhe në Champions League, ku u mposhtën 4-1 nga PSV Eindhoven, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin e drejtpërdrejtë në fazën e

Pas përfundimit të ndeshjes, në platformën X (Twitter) u bë trend slogani “Arne Slot Out”, me tifozët që duket se kanë humbur durimin.

Humbja ndaj PSV solli edhe një statistikë historikisht të zymtë: është hera e parë që nga shtatori 1992 që Liverpooli pëson tre ndeshje radhazi me tre ose më shumë gola të pësuar.

Një bilanc që Liverpooli nuk e kishte parë që nga vitet ’50. Sipas statistikave, hera e fundit me një seri kaq të dobët ndodhi midis 1953-1954, kur Kryeministër i Britanisë së Madhe ishte Winston Churchill.

Trajneri holandez u shfaq i befasuar pas ndeshjes: “Është një tjetër humbje e rëndë. Reaguam mirë pas golit të parë, barazuam, dhe në pjesën e parë askush s’e priste një 4-1.

Por pësuam shpejt në fillim të pjesës së dytë dhe gjithçka u përmbys.”

Slot theksoi se skuadra duhet të luftojë për të dalë nga kriza: “E vetmja mënyrë është të ecim përpara. Duhet të përballemi me situatën dhe të reagojmë fort. Nuk mund të rrënohemi çdo herë pas një goli të pësuar.”

E ardhmja e trajnerit tashmë duket më e pasigurt se kurrë, ndërsa presioni nga tifozët dhe rezultatet po e shtyjnë Liverpoolin drejt një momenti vendimtar për sezonin.