Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare çështjen e dekretimit të ministres Diella.
Ishte PD ajo që paditi dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella.
Në padinë e dorëzuar kushtetueses kërkohet: “Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për
emërimin e Kryeministrit”, nr.331, date 12.09.2025, te Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, te Dekretit “Për emërimin e Këshillit te Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.







