Ballina Kronika DURRES/ Thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove në lagje të ndryshme...

DURRES/ Thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove në lagje të ndryshme të Durrësit dhe vidhte shuma parash, pranga 22 vjeçarit

31
0

Thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove në lagje të ndryshme të Durrësit dhe vidhte shuma parash (3 mijë euro) dhe sende me vlerë (2 mijë euro); identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 3 raste të vjedhjes me thyerje të automjeteve dhe tabakinove.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bazuar në informacionin e grumbulluar në rrugë operative dhe nga pamjet filmike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vlera”.

Në kuadër të operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. B., 22 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”.