Ballina Aktualitet Edhe Aulon Kalaja i padëshiruar për Greqinë: Si më shpallën “non grata”

Edhe Aulon Kalaja i padëshiruar për Greqinë: Si më shpallën “non grata”

0
22

Pak ditë pas shpalljes “non grata”, të gazetarit Artan Hoxha, aktivisti Aulon Kalaja ka treguar se si është shpallur edhe ai “non grata” nga Greqia vite më parë.

Kalaja ka treguar, se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimmarrjen në kufi i është komunikuar shpallja person i padëshiruar, pa dhënë asnjë arsye mbi vendimin.

Ai thotë se ende nuk i di arsyet konkrete përse është shpallur i padëshiruar dhe i është ndaluar hyrja në shtetin helen përjetësisht, ndërsa shton se ka dyshime se shpallja non grata lidhet sipas tij me dy cështje.

Më ndaluan dhe më shpallën non grata deri në fund të jetës. Më ndaluan dhe më dhanë një fletë ku kategorizohesha te H si person i padëshiruar. Pa më shpjeguar arsyet por unë besoj se ka të bëjë me dy momente protestat e organizuara nga unë kundrejt marrëveshjes së detit si dhe një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Është e padrejtë sepse veprimtaria ime nuk është kurrë ekstremiste”, u shpreh Aulon Kalaja