Ballina Aktualitet “Gazoooo …”, Zegjineja ka qenë “rojtare” te Illyrian Guard para se të...

“Gazoooo …”, Zegjineja ka qenë “rojtare” te Illyrian Guard para se të merrte mandatin e deputetes!

67
0

Deputetja 27-vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi, u bë virale gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet parlamentare. Ajo e fitoi mandatin “me shtesa”, pas dorëheqjes së kandidates që doli më me shumë vota në Qarkun e Fierit. Por, duke qenë se Zegjineja ishte e “preferuara” e zv.kryeministres Belinda Balluku, ajo ia doli mbanë të shkojë në Parlament. Por, deri më tani mbahet mend për gafat në shifra apo edhe për replikat me deputetin e PD-së, Gazmend Bardhi.

“O Gazoooo, më rëntë pika” u bë një refren i Zegjinesë para dhe pas zgjedhjeve, teksa tashmë roskovecarja është bërë tiranase, me një pagë që do t’a kishin zili edhe profesionet më të paguara në Shqipëri. Ajo është “e zgjedhura” e popullit, me një pagë, duke përfshirë strehimin, karburantin, telefonin, etj., mbi 5 mijë euro. Por, edhe me një status të veçantë si deputete, pasi edhe nëse nuk zgjidhet në të ardhmen përfiton një pjesë të pagës apo kur të dalë në pension do të gëzojë edhe pension të posaçëm.

“O Gazoooo” a e di se ku ka punuar deputete Zegjineja para se të merrte mandatin?! Sipas deklaratës periodike vjetore, të dorëzuar në ILDKPKI, deputetja roskovecare ka qenë “rojtare” në shoqërinë e ruajtjes fizike, Illyrian Guard. Një shoqëri shtetërore me aksioner Ministrinë e Brendshme, e cila merret me ruajtjen e godinave. Deri në muajin dhjetor 2024, shoqëria ka pasur si administrator Anduel Xhindin, ish-deputet i Partisë Socialiste, edhe ai nga Roskoveci.

Redaksia e VoxNews ka shfletuar deklaratën vjetore të pasurisë së Zegjine Çaushit, deputete e zgjedhur në Parlamentin e Shqipërisë. 27-vjeçarja ka deklaruar të ardhura nga paga në Illyrian Guard sha.

“Gazoooo ...”, Zegjineja ka qenë “rojtare” te

Sipas saj, nga data 1 janar 2025 deri në datën 12 shtetor 2025, ditë që mori mandatin zyrtarisht, Zegjineja nga Roskoveci ka qenë e punësuar në shoqërinë shtetërore. Deputetja ka deklaruar se përgjatë kësaj kohe ka marrë një shumë prej 244.681 lekësh. Duket se, megjithëse kandidoi në zgjedhje, Zegjineja s’ka harxhuar para’. Ajo është paguar rregullisht, ndërkohë që deklaron edhe të ardhura nga llogaritë bankare.

Krahas pagës, Zegjineja ka deklaruar se ka një shumë parash në llogarinë bankare. Në deklaratën e pasurisë, ajo ka shkruar se disponon një llogari rrjedhëse individuale. Deri në momentin e deklarimit, deputetja ka deklaruar një shumë prej 14.987 eurosh.

Këtë shumë e ka pasur në datën 30 shtator 2025, teksa koha ka kaluar dhe tashmë “rojtarja” merr një pagë më të lartë, ndoshta duhet t’a ketë trefishuar, duke qenë se nga këto deklarata del si nikoqire dhe kursimtare.

“Gazoooo ...”, Zegjineja ka qenë “rojtare” te

Zegjineja ka deklaruar edhe një llogari tjetër rrjedhëse, kësaj herë në lekë. Ajo ka shkruar në datën 30 shtator 2025 një shumë prej 197,237 lekësh, të ardhura si pasojë e kursimeve në pagë./ Voxnews