Ballina Sport Interi nuk di të fitojë në ndeshjet e mëdha, vetëm 2 fitore...

Interi nuk di të fitojë në ndeshjet e mëdha, vetëm 2 fitore në 17 ndeshje

29
0

Dy humbje në tri ndeshje kanë rikthyer tensionin te Interi, që pas derbit dhe zhgënjimit europian ndaj Atleticos duket të ketë rënë sërish në krizë.

Skuadra e Christian Chivu luan përballë kujtdo, por fiton shumë pak: në pesë disfatat e këtij sezoni, zikaltërit rrallë kanë qenë inferiorë në lojë, por në fushë kanë marrë shumë më pak se sa kanë treguar.

Situata është kthyer tashmë në paradoks dhe lidhet drejtpërdrejt me fundin e sezonit të kaluar: gjatë gjithë vitit 2025, Interi ka vuajtur pikërisht në përballjet e mëdha.

Statistikat flasin qartë. Në ndeshjet e nivelit të lartë të këtij viti, kundër Milanit, Napolit, Juventusit, Romës dhe në Champions League (dy takimet me Bayernin dhe Barcelonën, plus finalja me PSG-në), Interi ka arritur vetëm dy fitore në 17 ndeshje.

Sukseset e vetme janë fitorja në Munich ndaj Bayernit dhe triumfi ndaj Romës pas pushimit të tetorit. Mund të përmendet edhe ndeshja e paharrueshme ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, por ajo u fitua vetëm pas kohës së rregullt.

Edhe më alarmant është bilanci kundër rivalëve më të afërt në Itali: Milan, Napoli dhe Juventus. Zikaltërit nuk fitojnë një ndeshje kundër njërës prej këtyre skuadrave që nga derby i 22 prillit 2024, kur siguruan yllin e dytë mbi fanellë.

Për një skuadër me pretendime të mëdha, një “agjërim” i tillë është i pajustifikueshëm.