Ballina Kronika Kishte bërë gati kanabisin për shitje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Kishte bërë gati kanabisin për shitje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

25
0

Arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë, pasi akuzohet për shitje drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Aleksandro Maliqaj.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Parku”.

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në sasi të vogla/doza, gati për shitje.

Vihet në pranga 23-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

A. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.