Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur sërish në SPAK këtë të të enjte.
Isai është thirrur lidhur me çështjen që po hetohet.
Së bashku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Isai akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.
I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tenderë atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.







