Ballina Sport Lazio heq Hysajn nga lista për Serinë A

Lazio heq Hysajn nga lista për Serinë A

22
0

Lazio ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në listën e saj për kampionatin e Serisë A, duke rikthyer mesfushorin Fisayo Dele-Bashiru, i cili zë vendin e Elseid Hysajt.

Vendimi u mor në orët e fundit, pas disa ditësh pritjeje, teksa klubi bardhekaltër ka zgjedhur të reagojë ndaj situatës së dëmtimeve në skuadër.

Dele-Bashiru, i cili u dëmtua në fillim të sezonit në bicepsin femoral, tani është rikuperuar dhe rikthehet në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë, Elseid Hysaj, mbrojtës i Kombëtares Shqiptare, përjashtohet nga lista për shkak të një dëmtimi në gju, i cili e detyron të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar.

Ky ndryshim i jep Lazios një alternativë të re në mesfushë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri do të duhet të përballojë mungesën e rëndësishme të Hysajt në repartin defensiv.