Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore.
Organizatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e të gjitha 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.
Tubimi u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, të cilët garantuan mbështetje të plotë deri në zgjidhjen e problemeve të minatorëve.
Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, e ndërmjetësuar nga kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe deputeti Gjin Gjoni, kane nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë të minatorëve dhe më pas për plotësimin e kërkesave të tyre.







