Ballina Politika Sherri i Flamur Nokës me zonjën demokrate, Jul Deda – Albana Vokshit:...

Sherri i Flamur Nokës me zonjën demokrate, Jul Deda – Albana Vokshit: Mirë Muli, po ti që je kryetarja e gruas në PD, pse nuk reagove për ta mbrojtur?!

53
0

Aktori dhe aktivisti i djathtë Julian Deda, ka reaguar ashpër për përplasjen që ka ndodhur në Degën e PD në Kamëz, mes sekretarit Flamur Noka dhe një zonje demokrate, e cila kërkonte llogari për situatën ku ndodhet partia.

Teksa e quan “Mulin” kryetar të partisë që u mbyll gojën dhe nxjerr nga salla demokratet, Julian Deda “i përvishet” edhe Albana Vokshit, e cila mban postin e Kryetares së Forumit të Gruas në Partinë Demokratike.

Sipas tij, aktivistja po thoshte të vërtetën në gjithë parashtrimin e saj për Flamur Nokën, ndërkohë që ky i fundit debatoi me të derisa e nxori nga salla, kurse ALbana Vokshi që duhet t’i dilte në mbrojtje as që reagoi.

“Mire Muli, qe kujton se eshte pronar i partise dhe tenton ti mbylle gojen dhe pastaj i tregon deren nje zonje, e perseris nje zonje, nje gruaje, vetem se ajo po thote te verteten, po Albana qe duhet te jete ne mbrojtje te grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnccncncncncnncncn…”, shkruan Julian Deda.