Ballina Kulturë Shkrimtari arbëresh Carmine Abate është fitues i Çmimit “Biella Letërsi dhe Industri”,...

Shkrimtari arbëresh Carmine Abate është fitues i Çmimit “Biella Letërsi dhe Industri”, për edicionin XXIV.

32
0

Arbëreshi Carmine Abate vlerësohet për romanin e tij “Un paese felice”. Ky çmim iu dha shkrimtarit Abate nën motivacionin: “për aftësinë për t’i kënduar Kalabrisë së tij, duke risjellë në jetë ngjarje dramatike të vendit të lashtë Eranova, ku pasuria e bukurive natyrore kërcënohet nga projekti i qendrës gjigande siderurgjike të Gioia Tauro-s. Lufta e popullsisë dhe e dy protagonistëve të rinj kundër klasës drejtuese të kohës ka qenë padyshim një humbje, por autori ka ditur ta interpretojë atë si paradigmë të dështimit të atyre zgjedhjeve politike që tradhtojnë natyrën në ndjekje të përfitimit.”

Çmimi i Letërsisë dhe Industrisë “Biella” u kushtohet veprave të autorëve italianë ose të huaj të përkthyer në italisht dhe shpërblen vepra artistike ose jo-fiction. Triumfi i Carmine Abate u dekretua nga juria e kryesuar nga Alberto Sinigaglia duke thënë se, “Carmine Abate pikturon tablonë e një Italie të gatshme t’i dorëzohet joshjes së mirëqenies, tmerrësisht fataliste, në mëshirën e emergjencave politike dhe sociale. Dhe ai e bën këtë përmes shkrimit të tij të dendur dhe të vrullshëm, të fuqishëm dhe ndjellës”.

Carmine Abate është një nga përfaqësuesit më të shquar të komunitetit arbëresh. Shkrimtari me origjinë nga Kalabria është tashmë fitues i disa çmimeve letrare në karrierën e tij, duke përfshirë edhe më prestigjiozin, Çmimin e 50-të Campiello me “Kodra e erës”, me botues Mondadori.

Tashmë në edicionin e tij të njëzet e katërt, Çmimi Biella ka pasur fitues në edicionet e kaluara personalitete nga bota e kulturës italiane dhe emra të shquar nga letërsia si Giorgio Bocca (fitues në 2001), Ermanno Rea (2003), Raffaele Nigro (2005), Edoardoloola (2005), Edoardoloola (20112) Merloni (2020), Paolo Malaguti (2021), Antonio Franchini (2023) dhe Francesca Coin (2024).