Ballina Lifestyle Shpërthen motra e Labinot Tahirit në rastin e Shpat Kasapit: Turp i...

Shpërthen motra e Labinot Tahirit në rastin e Shpat Kasapit: Turp i madh

57
0

Këngëtarja e mirënjohur, Anduena Tahiri, ka shpërthyer me kritika.

Anduena Tahiri, motrat e këngëtarit të njohur Labinotit, ka kërkuar respekt për artistin dhe këngëtarin e mirënjohur, Shpat Kasapin, i cili ka ndërruar jetë dje.

Ajo ka paraqitur edhe foton e botuar.

Cila është arsyeja e reagimit të Anduenës?

“Ky format duhet bojkotuar pa asnjë hezitim! Përderisa ne vazhdojmë t’i shikojmë dhe t’i komentojmë, këto formate të pashpirt do të vazhdojnë të na imponohen.

Turp i madh për produksionin!

Si mund të mos keni as minimumin e ndjeshmërisë njerëzore? Një artist i madh, një djalë i ri, një yll që u shua nga kjo botë dhe ju zgjedhni të festoni me këngën e tij, sikur ai të mos kishte ekzistuar kurrë.

Kjo është mungese respekti, mungese morali dhe mungese humaniteti.

Një humbje e madhe për muzikën shqiptare, ndërsa ju vazhdoni festen tuaj të paturpshme, pa asnjë konsiderate për dhimbjen e familjes, miqve dhe publikut që e deshi

Dhe në fund, një të vërtetë duhet ta them: në këtë program na servoni vetëm degjenerim e keni bastarduar çdo emision.

Ky format ka humbur çdo kufi moral: brenda orësh krijohen “dashuri” te inskenuara, njerëzit shtyhen drejt sjelljeve ekstreme, ekspozimit të tepërt dhe skenave që nuk i shërbejnë askujt përveçse për të rritur audiencën.

Turp për çdo produksion që nxit këtë lloj përmbajtjeje…dhe turp edhe për ata që e sjellin këtë program në shtëpitë e tyre, duke e lejuar të normalizohet një nivel kaq i ulët i argëtimit.

Unë që dikur në festivale këndoja me Shpatin…

Unë që isha pjesë e gjeneratës se tij, që së bashku me familjen time kontribuam në art, kulturë e muzikë…

Unë që sot e vendos veten në vendin e familjes së të ndjerit…

Me vjen trishtim i madh kur shoh deri në çfarë pike kemi arritur.

Kështu shpërblehet në fund?

Tmerr.

Prehu ne paqe, Shpat”, ka reaguar Anduena në profilin e saj në fracebook.