Ballina Aktualitet Shqipëria flet me shije dhe traditë në një event unik gastronomik

Shqipëria flet me shije dhe traditë në një event unik gastronomik

16
0

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Albchef organizuan në Tiranë, një mbrëmje të veçantë kushtuar gastronomisë shqiptare, ku shija, aroma dhe arti u bashkuan për të treguar një histori të përbashkët të kulturës dhe traditës tonë.

Në këtë event të veçantë ku të ftuar ishin kryeministri Edi Rama, ambasadorja e Francës Catherine Suard, mjeshtrit më të njohur të kuzhinës shqiptare e të ftuar të tjerë.

I ftuar nderi i mbrëmjes ishte ish-shefi i Élysée, Guillaume Gomez, aktualisht president i Groupe Gastronomie.

Drejtorja ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, ndau në rrjete sociale momente nga kjo mbrëmje, teksa u shpreh se “prania e përfaqësuesve të lartë e bëri këtë mbrëmje një pikëtakim të kulturave dhe një dialog të ri për gastronominë shqiptare”.

Atmosferën e mbrëmjes e pasuroi baleti, duke krijuar një lojë të bukur midis lëvizjes artistike dhe traditës shqiptare. Tryeza u kompletuar me verë të zgjedhur shqiptare dhe pjatat karakteristike të vendit, që i dhanë mbrëmjes një identitet të fortë dhe prezencë që i flet botës me krenari.

Saro theksoi se, kjo ishte vetëm një fillim i një rrugëtimi të gjatë bashkëpunimi me shefat, kantinat dhe prodhuesit vendas, për të promovuar më tej gastronominë shqiptare dhe vlerat e saj unike ndërkombëtarisht.

Një mbrëmje ku Shqipëria u tregua në dritën e saj më të mirë, duke kombinuar mikpritjen, shijen dhe artin në një eksperiencë të paharrueshme.