Ballina Aktualitet SPAK mësyn në bashkinë e Durrësit, sekuestron kompjutera dhe celularë, Sako gati...

SPAK mësyn në bashkinë e Durrësit, sekuestron kompjutera dhe celularë, Sako gati në start pas Ballukut

580
0

Hetues të Spak kanë mësyer Bashkinë e Durrësit dhe nga burimet e besueshme për bulevard news kanë marrë masat e para të bllokimit të informacionit. Lajmi që duket se ka mbetur në hije falë masave që ka marrë vetë kryebashkiakja Sako, duket se këtë të fundit e kanë vënë në  qendër të vëmendjes për disa afera korruptive.

Burimet i thanë bulevard news se janë bllokuar menjëherë disa kompjutera, celularë dhe dosje, të cilat sipas tyre lidhen me implikime të njerëzve të bashkisë duke nisur nga kreu Sako, që SPAK-un e ka bërë sikur takon dajën, për një sërë akuzash, ka zbritur poshtë edhe te shefa zyrësh, sidomos zyrës shërbimit dhe zyrës juridike. Fillimishtë janë sekuestruar kompjuterat e disa personave që mendohet se kanë dijeni për akuzat që pritet të ngrejë spak dhe për çeshtjet që po heton, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sekuestrimi i celularëve, ku dyshohet se janë bërë biseda dhe punonjësit vartës të Sakos kanë marrë udhëzime dhe “këshilla” nga kjo e fundit.

“Ishte mësymje e menjëhershme, na erdhën në zyrë dhe na larguan nga kompjuterat, morën aksesin e tyre dhe pasi lëshuan sekuestron, pati edhe kërkesë për celularët, të cilët u morën edhe ato, ndërsa dosjet qenë momenti i fundit”-tha burimi i bashkisë për bulevard news.

Edhe pse ende nuk ka një drejtim të caktuar të asaj që ka ndodhur në bashkinë e Durrësit, burimet kanë bërë të ditur se nga dosjet, pytjet që janë bërë dhe fakti i bllokimit të kompjuterave dhe celularëve tenderat janë në plan të parë.

Hetimi duket se ka nisur për emra që janë jashtë bashkisë si punonjës, por që kanë përfituar nga komunikimi dhe ndërhyrja e kryebashkiakes te vartesit e saj për tendera të ndryshëm. Vetëm pak kohë më parë ajo është akuzuar jo vetëm nga opozita po edhe nga media për abuzime flagrante për lekët e rindërtimit, ku edhe pas gjashtë vitesh është proçes i papërfunduar, por ama procesi më i paragjykuar, ku nuk ka mbetur kokërr leku nga zëri rindërtimit, por që është keqpërdorur për fushatë. Por jo vetëm kaq, miliona për inceneratorët, firma të bllokuara nga SPAK që vazhdojnë marrin para, miliona euro, nga bashkia dhe aq më shumë tendera të tjerë investimesh në disa zëra,  duket se pas hapit të parë të sekuestrimit të kompjuterave, celularëve dhe dosjeve nga SPAK, po zbardhin të njëjtën skemë vjedhje sic ka ndodhur me shefe Ballukun. Sako pritet të jetë së shpejti në start.