Ballina Bota Zjarri masiv në Hong Kong/ Numri i të vdekurve arrin në 55,...

Zjarri masiv në Hong Kong/ Numri i të vdekurve arrin në 55, flakët ende s’janë shuar

41
0

Numri i të vdekurve nga zjarri masiv në një kompleks apartamentesh banimi në Hong Kong u rrit në 55, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan. Pesëdhjetë e një nga viktimat vdiqën në vendngjarje, thanë zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve në një konferencë për shtyp, ndërsa katër persona të tjerë vdiqën në spital.

Aktualisht 76 persona po trajtohen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje kritike dhe 28 në gjendje të rëndë.

Zjarret ende po vijojne në tre nga shtatë ndërtesat e prekura në distriktin Tai Po, thanë zyrtarët, ndërsa të gjitha flakët e mbetura janë tashmë nën kontroll. Shtatë nga tetë ndërtesat në kompleks u prekën nga zjarri.

Tre burra të lidhur me firmën e ndërtimit përgjegjëse për rinovimin e kompleksit të banesave janë arrestuar dhe janë nën hetim në lidhje me zjarrin. Policia dyshon se rrjeta e përdorur gjatë rinovimit nuk ishte në përputhje me standardet dhe kompania instaloi një sasi të madhe stiropori në dritare dhe muret e jashtme, i cili veproi si përshpejtues pasi filloi zjarri.

Më shumë se 140 automjete zjarrfikëse dhe mbi 800 zjarrfikës dhe ndihmës mjekësorë u vendosën të mërkurën për t’iu përgjigjur zjarrit, me dronë në përdorim. Rreth 279 persona janë raportuar të zhdukur.

Presidenti kinez Xi Jinping shprehu ngushëllimet dhe dhembshuritë e tij familjeve të viktimave dhe të prekurve në një deklaratë.

Ai tha se u urdhëroi autoriteteve të “bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar operacione kërkim-shpëtimi, trajtim mjekësor për të plagosurit dhe ndihmë pas fatkeqësisë, si dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme për departamentet përkatëse dhe autoritetet lokale për të minimizuar viktimat dhe humbjet”.