Ballina Politika DASH nxin Shqipërinë në 113 vjetorin e Pavarësisë! Ja dallimi i urimit...

DASH nxin Shqipërinë në 113 vjetorin e Pavarësisë! Ja dallimi i urimit me shtetin e Mauritanias

25
0

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio ka uruar Shqipërinë dhe shtetin islamik të Mauritanisë për ’28 Nëntorin’, datë e cila ka shënuar pavarësinë e këtyre dy vendeve, por mesazhi i kryediplomatit amerikan ka një diferencë të madhe në përmbajtje.

Në postimin e DASH për Pavarësinë e Shqipërisë, urohet populli shqiptar, duke e përjashtuar qeverinë nga ky mesazh, si dhe theksohet partneriteti me forcat shqiptare të rendit, duke kërkuar përballimin e kërcënimeve nga grupeve kriminale transnacionale, si dhe kartelet e trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to.

Nga ana tjetër, në mesazhin për shtetin islamik të Mauritanias, DASH ka uruar popullin dhe qeverinë me rastin e 65-vjetorit të pavarësisë, si dhe ka vlerësuar rolin e saj në mbështetjen e stabilitetit në Sahel, si dhe paqen dhe begatinë që i sjell rajonit.

Duke krahasur këto dy urime për dy shtete partnere të SHBA, dallohet qartë diferenca e vlerësimit amerikan duke ndarë popullin nga qeveria e Shqipërisë, e cila tashmë ndodhet e pushtuar nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe kartelet e drogës, si dhe roli i saj i dobësuar në rajon dhe nga ana tjetër, një vlerësim maksimal për popullin dhe qeverinë e Mauritanias, për shembullin e begatisë dhe paqes që i sjell rajonit.

Më poshtë gjeni dy urimet e DASH për Mauritanian dhe Shqipërinë.

Urimi i DASh për Mauritanian:

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit

Dita Kombëtare e Mauritanisë

Deklaratë për Shtyp

28 Nëntor 2025

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të uroj popullin e Republikës Islamike të Mauritanisë me rastin e 65-vjetorit të pavarësisë së vendit tuaj.

Me këtë rast, riafirmojmë partneritetin dhe miqësinë tonë të vazhdueshme me Qeverinë dhe popullin e Mauritanisë. Mauritania luan një rol thelbësor në mbështetjen e stabilitetit në Sahel, dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shembullin e begatisë dhe paqes që Mauritania i sjell rajonit. Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë në fusha me interes të përbashkët që do të forcojnë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të rrisin sigurinë dhe mirëqenien e të dy kombeve tona.