Sindikatat italiane nisën sot një grevë në shkallë të gjerë duke synuar transportin publik, hekurudhat dhe aeroportet, në shenjë proteste ndaj koalicionit qeveritar të krahut të djathtë të kryeministres, Giorgia Meloni.
Greva po prek gjithashtu spitalet dhe shkollat, së bashku me mediet, përfshirë transmetuesin publik, RAI.
Qytete të tilla si Roma, Milano dhe Napoli përjetuan ndërprerje të konsiderueshme në mëngjes, me tubime të planifikuara.
Greva u iniciua nga sindikata e krahut të majtë “Cobas”, e cila është veçanërisht kritike ndaj politikës fiskale të Melonit, e cila është në pushtet prej më shumë se tre vitesh.
Sindikata po bën thirrje për më shumë investime në arsim dhe transport lokal si dhe shkurtime në shpenzimet ushtarake.
Pagat dhe pensionet gjithashtu duhet të rriten, besojnë zyrtarët e sindikatës. Një tjetër grevë është planifikuar për më 12 dhjetor.
Meloni, e cila kryeson një koalicion prej tre partish të krahut të djathtë dhe konservatore, ka qenë në detyrë për shumë më gjatë se shumica e kryeministrave italianë.
Sondazhet e opinionit e vendosin partinë e saj ”Fratelli d’Italia” në krye, me zgjedhjet e ardhshme të rregullta të planifikuara për vitin 2027.







