Ballina Kronika Pogradec/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshohet se…

Pogradec/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshohet se…

17
0

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë këtë mëngjes në lagjen nr. 5 të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të ketë qenë i pastrehë dhe të ketë humbur jetën pasi është rrëzuar, si pasojë e një infarkti të mundshëm.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që vdekja të ketë ardhur për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë zonën e juglindjes gjatë ditëve të fundit. Hetimet vijojnë.