Ballina Bota Shuhet pas gati 48 orësh zjarri në Hong Kong, 94 viktima. 300...

Shuhet pas gati 48 orësh zjarri në Hong Kong, 94 viktima. 300 të zhdukur

17
0

Qeveria e Hong Kongut njoftoi se zjarrfikësit kanë përfunduar operacionet për shuarjen e një zjarri masiv që përfshiu kompleksin e banimit Wang Fuk Court në distriktin verior të Tai Po, i cili shpërtheu herët të mërkurën pasdite dhe dogji plotësisht shtatë nga tetë kullat e ndërtesave.

Sipas buletinit të fundit zyrtar, numri i viktimave ka arritur në 94, ndërsa 78 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet më tej. Numri i banorëve të zhdukur mbetet ende i paqartë dhe, sipas mediave lokale, mund të arrijë deri në 300 persona.

Hetimet mbi shkaqet e zjarrit vazhdojnë.