Ballina Kronika Si dekonspironte operacionet oficeri i antiterrorit: Merrte para nga bosi shqiptar i...

Si dekonspironte operacionet oficeri i antiterrorit: Merrte para nga bosi shqiptar i drogës

35
0

Të tjera komunikime në aplikacionin Sky Ecc kanë fundosur oficerin e Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët me prokurorinë e Breshias, pasi akuzohet se informonte grupin kriminal mbi hetimet e policisë.

Detaje nga dosja, ku jepen komunikime të policit me një anëtar të grupit kriminal.

Haxhiaj, kundrejt pagesës, i jepte informacione Dario Alias Denis Myftiut se ky i fundit bashkë me familjarë të tij ishin në përgjim.

I.Haxhiaj: Po vazhdove me idenë qe është gjobe po te them prape qe me fal mua, jo cjo nuk eshte gjob, o vlla miq jemi me te gjithë, kur mendon gjoben je gabim se gjoba nuk vehet mes shokesh. Po varja se fjalët e shumta fukarallik, ma boj hallal mua qe te bezdisa. Me po na thua per miq dhe burrnia ime eshte kjo, Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo iahte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim. Nje informacion kudrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla.

Shtetasi Igli Haxhiaj, në datën 05.12.2020, rreth dy orë pasi ka komunikuar me kodin pin 8AIVIH, ka komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me shtetasin Dario Myftiu. Në komunikimet e mësipërme shtetasi Igli Haxhiaj, edhe pse nuk i jep shpjegime se cili është apo se cfarë pune bën, i bën të qartë shtetasit Dario Myftiu se di informacione për të dhe se këmbim të këtyre informacioneve kërkon përfitime të parregullta.

Shtetasi Igli Haxhiaj në këto biseda i komunikon shtetasit Dario Myftiu se, “Kete qellim kisha me te ndihmu…….Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di….. qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla…… Jemi 3 veta nga 5 mij vlla…… Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh”.

Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Nga këto biseda provohet qartë fakti se shtetasi Igli Haxhiaj informacionin e ofron në këmbim të përfitimeve monetare, duke i komunikuar se, “Jemi 3 veta nga 5 mij vlla”, shumë e cila duke u vlerësuar edhe në lidhje përmbajtjen e komunikimeve të tjera, vlerësohet se i korrespondon shumës 15,000 Euro.

Gjithashtu, në bisedat e mësipërme të kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj ai i komunikon shtetasit Dario Myftiu se, “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek”. Në këtë mënyrë, shtetasi Igli Haxhiaj ka informuar personin tjetër për veprimet e përgjimit telefonik dhe është i gatshëm që ti ofrojë edhe informacione të tjera, por në këmbim të përfitimeve monetare, duke i thënë se, “Nqs do info te tjera bojn lek” dhe “Nje informacion kudrejt nje pagese”.