Ballina Kronika Zbuloi sekrete hetimore dhe u korruptua nga grupi kriminal, GJKKO lë në...

Zbuloi sekrete hetimore dhe u korruptua nga grupi kriminal, GJKKO lë në qeli ish-policin Igli Haxhiaj

36
0

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-policin Igli Haxhiaj. Në një seancë me dyer të mbyllura të zhvilluar këtë të premte, u konfirmua masa e sigurisë e vendosur më herët ndaj tij në mungesë.

Hetimet e kryera nga SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, zbuluan se Haxhiaj kishte nxjerrë sekrete hetimore dhe ishte korruptuar nga anëtarë të një grupi kriminal gjatë kohës që shërbente në Forcat Operacionale.

Në kuadër të këtij operacioni, në Shqipëri u arrestuan edhe tre persona të tjerë për llogari të autoriteteve italiane, me qëllim ekstradimin e tyre.