Ballina Kronika Detaje nga atentati në Elbasan, makina e autorëve rezulton në pronësi të...

Detaje nga atentati në Elbasan, makina e autorëve rezulton në pronësi të kompanisë së biznesmenit të ekzekutuar

4
0

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan.

Sipas raportimeve të “News24” makina e djegur, e dyshuar se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarje ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit.

Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me pesë plumba, dy prej të cilve i ka marrë në kokë.

Autorët e dyshuar pas vrasjes u larguar në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Ndërsa këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.

Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për shqyrtimin e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.