Ballina Sport Inter i falet Lautaros, “demi” realizon “dopietë” ndaj Pisa-s, Chivu: Nuk ishte...

Inter i falet Lautaros, “demi” realizon “dopietë” ndaj Pisa-s, Chivu: Nuk ishte e lehtë

23
0

Në letër, Pisa duhet të ishte një klient i letë për Inter, por ekipi zikaltër vuajti jo pak, ku u desh një super Lautaro në fraksionin e dytë për të dalë me 3 pikë. Pisa jo vetëm që nuk qëndroi pasive në këtë sfidë, por kërcënuan në më shumë se një herë portën e Inter me disa zbritje të shpejta në sulm.

Në fraksionin e dytë, Chivu ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë edhe Pio Espositon, ishte pikërisht sulmuesi i talentuar që dhuroi një top të bukur për Martinez, me kapitenin që nuk fali në minutën e 69-të dhe me një goditje të fortë brenda në zonë stampoi topin në rrjetë. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 83-të, ku sërish Lautaro, këtë herë i shërbyer nga Barella, realizoi golin e dytë për Inter, me zikaltërit që festojnë këtë fitore që i afron me vetëm 1 pikë me dy ekipet e kreut, Milan e Napoli.