Ballina Bota Mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet në Azi, ushtria angazhohet për të...

Mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet në Azi, ushtria angazhohet për të ndihmuar personat e prekur

19
0

Sri Lanka  dhe Indonezia angazhuan personel ushtarak për të ndihmuar personat e prekur nga përmbytjet.

Sipas mediave ndërkombëtare, nga stuhia kanë humbur jetën më shumë se 1,000 njerëz dhe kanë lënë qindra të zhdukur në katër vende aziatike.

Shira të rrëmbyeshëm përfshinë të gjithë Sri Lankën dhe ishullin e madh të Sumatrës në Indonezinë perëndimore, si dhe në Tajlandën jugore dhe Malajzinë veriore.

Presidenti indonezian Praboëo Subianto, tha se “prioriteti i qeverisë është tani të dërgojë menjëherë ndihmën e nevojshme”.