Ballina Sport ​Perez merr në duar situatën, nis bisedimet me pasuesin e Alonsos

​Perez merr në duar situatën, nis bisedimet me pasuesin e Alonsos

11
0

E ardhmja e Xabi Alonsos te Real Madrid po bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Rezultatet e dobëta dhe lidhja e zbehtë me disa lojtarë kanë ndezur shqetësimet te drejtuesit e klubit, dhe dhjetori pritet të vendosë për vazhdimësinë e tij në stol.

Në rast shkarkimi, favoriti i Florentino Pérez për ta zëvendësuar është Zinedine Zidane. Francezi konsiderohet një garanci për stabilitet dhe menaxhim të dhomës së zhveshjes, dhe mbështetet gjerësisht nga bordi, tifozët dhe pjesa më e madhe e skuadrës.

Pengesa kryesore për rikthimin e Zidanes është ambicia e tij për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar francez pas Kupës së Botës 2026.

Për ta bindur, Florentino planifikon t’i ofrojë një kontratë deri në fund të sezonit, që do t’i lejojë të rikthehet pa lënë pas objektivin e tij kombëtar.