Ballina Politika “Prej 4 vitesh nuk kapet asnjë kg kokainë”/ Berisha flet jashtë ambienteve...

“Prej 4 vitesh nuk kapet asnjë kg kokainë”/ Berisha flet jashtë ambienteve të SPAK: Porti i Durrësit kontrollohej nga Troplinët

20
0

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

Kreu i PD ka folur për mediat, pasi ka lënë ambientet e SPAK duke thënë se prej gati 4vitesh nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë. Gjithashtu Berisha hodhi akuza ndaj Troplinëve duke thënë se kanë pasur nën kontroll Portin e Durrësit.

“Altin Troplini është armik i egër i pluralizmit! Ligji do të thotë fjalën e tij . Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij”, tha Sali Berisha, duke shtuar: “Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit. Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve. Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin. Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata. Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë”