Ballina Politika Agron Shehaj: SPAK duhet të marrë të pandehur Partinë Socialiste

Agron Shehaj: SPAK duhet të marrë të pandehur Partinë Socialiste

16
0

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi sot në Parlament se “ka ardhur momenti që SPAK të marrë të pandehur Partinë Socialiste.”

Ai renditi emrat e zyrtarëve socialistë që janë marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Ilir Beqaj e të tjerë, duke theksuar se “të gjithë kanë një të përbashkët, janë anëtarë të PS-së”.

“PS i ka bërë dëm miliarda lekë Shqipërisë. Nëse nuk ka ilaçe në onkologjik është sepse PS i ka dhënë këtij vendi disa qeveri të korruptuara. Kjo ështe arsyeja pse shqiptarët po ikin.

Dhe prandaj ka ardhur momenti që SPAK-u të marrë të pandehur Parinë Socialiste” tha Shehaj, duke shtuar se në këtë situatë SPAK duhet të marrë në shqyrtim përgjegjësinë e vetë Partisë Socialiste si organizatë.

Shehaj akuzoi kryeministrin Rama se po ushtron presion të hapur mbi drejtësinë, duke sulmuar çdo ditë prokurorët e SPAK-ut ndërkohë që, siç theksoi ai, “vartësja e tij është e pandehur nga SPAK”.

Sipas Shehajt, edhe deklaratat publike të prokurorëve, të cilët kanë thënë se janë ndier të kërcënuar, tregojnë se ekzekutivi po përpiqet të frenojë hetimet.