VNA ka siguruar fotot e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla: Xhino Ago dhe Marselo Arani.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, policia ka zbardhur mekanizmin e vrasjes dhe ka identifikuar katër persona të përfshirë në ngjarje.
Dy janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuar:
• Xhino Ago, 32 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.
• Kujtim Pisha, 52 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi nuk ka dhënë informacion ndonëse ishte roje karburanti në zonë.
Të shpallur në kërkim:
• Marselo Arani, 32 vjeç, aktualisht nën masën “arrest në shtëpi” për një çështje tjetër.
• Armando Kola, 35 vjeç, nga Laçi.
Të dy dyshohen si ekzekutorët e vrasjes së biznesmenit.
Gjatë hetimeve u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët, si dhe arma e zjarrit e ngjarjes. Po ashtu u sekuestruan 3 celularë, 2 DVR dhe dokumente shitblerjeje autolmjeti. Makina e përdorur në krim rezulton në pronësi të Xhino Agos, i cili ia kishte dhënë me hua Marselo Aranit.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.







