Ballina Europë Populli është SOVRANI!/ Qeveria e Bullgarisë u bindet qytetarëve pas protestave masive,...

Populli është SOVRANI!/ Qeveria e Bullgarisë u bindet qytetarëve pas protestave masive, tërhiqet nga projektbuxheti

29
0

Pas protestave që i vendosën “flakën” Sofjes, mbrëmjen e djeshme, qeveria bullgare ka marrë vendimin të tërheqë projektbuxhetin për vitin 2026.

Protestat ishin pasim i këtij projektbuxheti, i cili parashikonte taksa dhe kontribute më të larta të sigurimeve shoqërore në sektorin privat dhe më shumë fonde që do të drejtohen drejt sektorit shtetëror.

Protestuesit, po ashtu,  shprehën pakënaqësi të fortë me korrupsionin në sektorin publik, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së pakicës të udhëhequr nga Rosen Zhelezkov.

Bullgaria, me një popullsi prej 6.4 milionë banorësh, renditet vazhdimisht ndër vendet më të korruptuara në Bashkimin Evropian, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në qendër të Sofjes, në sheshin e madh përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare ishin mbledhur rreth 50.000 njerëz, të cilët brohorisnin: “Dorëheqje!” “Dorëheqje” dhe “Mafia” në ndërtesat qeveritare. Dy pankarta të mëdha shkruanin përkatësisht “Gjenerata Z po vjen” dhe “Bullgaria e Re pa mafien”.

Dmonstrata u mbajtën gjithashtu në qytete më të mëdha si Varna, Plovdiv, Burgas, Stara Zagora, Dobrich, Sliven, Veliko Tarnovo, Shumen, Ruse, Lovech, Blagoevgrad.