Ballina Lifestyle Rituali i përditshëm i Maura Higgins: Ushqimi dhe stërvitja që ia mbajnë...

Rituali i përditshëm i Maura Higgins: Ushqimi dhe stërvitja që ia mbajnë muskujt e tonifikuar

21
0

Ajo njihet për ekspozimin e muskujve të saj të tonifikuar dhe fizikut mahnitës në foto provokuese me bikini në Instagram.

Dhe Maura Higgins shkaktoi mjaft bujë të hënën vonë në mbrëmje, teksa tregoi muskujt e saj të tonifikuar në një top të vogël të ngushtë në çmimet Fashion Awards.

Maura, e cila dikur ishte “e obsesionuar” me ushtrime fizike, tani preferon një rutinë më të relaksuar, duke marrë pjesë në një klasë Pilates ose yoga të kombinuar me stërvitje me pesha dy herë në javë, gjë që e ndihmon të qëndrojë në formë.

Megjithatë, ajo ka theksuar më parë se vendos për ushtrimet e saj “në varësi të mënyrës se si ndihet” atë ditë.

Kur një fans e pyeti në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram rreth regjimit të saj të fitnesit, ajo iu përgjigj:

“Për mua, ushtrimet ndryshojnë në varësi të mënyrës se si ndihem atë ditë. Unë kombinoj stërvitje me pesha, yoga dhe Pilates.

“Është padyshim për balancë dhe konsistencë dhe mbani mend, nuk është garë, mos e krahasoni udhëtimin tuaj me të tjerëve. Nuk e bëj shumë shpesh, maksimumi një herë, dy herë në javë.”

Së fundmi, Maura tha se “dëshiron të jetë në formën më të mirë të jetës së saj”, pasi ka disa projekte tërheqëse për vitin e ardhshëm.

Ajo tha: “Sinqerisht, kam punuar shumë (me të vërtetë shumë) në palestër gjatë muajve të fundit! Nuk ka qenë e lehtë, por kjo është ndjenja më e mirë që kam pasur për kaq shumë kohë!!”

Nuk është gjithçka për shkak të ushtrimeve, pasi Maura ka hequr ushqimet e shpejta gjatë javës.

Ajo ka thënë: “Gjatë fundjavave ha çfarë dua, dhe gjatë javës sigurisht përpiqem të ha ushqime më të shëndetshme.”

Ylli shijon vakte të shëndetshme si vezët, tuna dhe avokado gjatë javës, dhe i lejon vetes makaronat, verën e kuqe, Domino’s dhe McDonald’s gjatë fundjavave.

Maura i ka atribuuar motrës së saj Louise, e cila është trajner personal, ndihmën për të arritur muskujt e tonifikuar duke e mësuar për ushqimin e shëndetshëm dhe mënyrën për të qëndruar në formë.

Ajo tha: “Nuk jam nutricioniste apo diçka e tillë, por kam një dietë mjaft të mirë dhe përpiqem të qëndroj sa më e pastër, por gjithsesi ha edhe çfarë dua.

“Shumë prej jush flisni për muskuj të barkut, gjë që është qesharake sepse të gjithë kemi muskuj të barkut, thjesht yndyra e trupit i mbulon ata.”

Ajo shtoi se disa “ushqime depozitojnë yndyrë në bark” dhe i dha meritë motrës së saj për mësimin mbi dietën dhe fitnesin.